Erzeni ka ndalur Tiranën në barazim 1 me 1. Sfida e vlefshme për javën e 23-të të Superiores, i dha bardhebluve dhe shijakasve nga 1 pikë. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Zeka me roveshatë dhe më pas Abazaj që barazoi gjithçka.
Tirana u tregua më kërkuese, por portieri Hasanbelli u tregua pikë kyçe për Erzenin. Në përfundimin e ndeshjes foli për MCN trajneri i Erzenit Skerdi Bejzade.
Fjala e Skerdi Bejzades:
Të them të vërtetën barazimi me Tiranën quhet rezultat pozitiv. Pas ndeshjes çunat ishin të mërzitur sikur kishin humbur. Mendoj rezultat i drejtë.
Besojmë të gjithë si ekip. Erzeni ka bërë lojëra të bukura. Ka pasur fatin e keq. Sot u rikthye Hasanbelli, një ndër portierët më të mirë të Superligës.
Ndejtëm mbrapa, e kapëm Tiranën 3-4 raste të pastra. Besoj me këtë ide morëm atë që donim, mos të humbnim. Me Skënderbeun java tjetër do jetë ndeshje tjëtër.
Çfarë ndryshoi nga pjesa e parë në të dytën?
Tirana luajti me 3-4 sulmuesa na vuri në vështirësi. Krosat e Hoxhallarit raste goli. Mos ta lenim këtë lojtar të krosonte. Patëm fatin që 1 kros u realizua se mund të pësonim dhe tjetër.