Fusha e “Loro Boriçit” është gati për përballjen e nesërme Shqipëri-Skoci. Tapeti i fushës është ideal për një takim të nivelit të lartë ndërkombëtar.
Jo vetëm kaq, por për plotësimin e të gjitha kushteve të realizimit të një ndeshjeje të denjë, një kompani austriake ka marrë përsipër vijëzimin e fushës. Boja që do të përdoret është plotësisht ekologjike dhe do t’i ndihmojë lojtarët të luajnë pa probleme dhe për të shmangur çdo alergji nga kontakti me vijat e bardha.