Njëri prej drejtuesve të tifozerisë së Interit Marco Piovella u arrestua nga policia italiane për vdekjen e tifozit të Napolit Daniele Belardinelli, ditën e ndeshjes Inter-Napoli )26 dhjetor. Ai akuzohet nga polica për vrasjen e Belardinellit, i cili u godit në mënyrë fatale me makinë.
Por, ndaj 34-vjeçarit Piovella rëndojnë akuza të goditjes me sende të forta, plagosje, ushtrim dhune. Në Itali, ai mban nofkën “i kuqi” dhe drejton seksionin e ultrasve të Interit në “San Siro””Curva Nord”.
Piovella njihet si person i rrezikshëm pasi ka shkaktuar probleme në shumë ndeshje të futbollit.