Futbollisti shqiptar Kastriot Dermaku ka tërhequr interesin e njërit prej 3 skuadrave më me emër në futbollin turk: Besiktasit. Media turke “fotospor.com” bën me dije se bardhezinjtë nga Stambolli po vëzhgojnë prej kohësh 27-vjeçarin e Cosenzas, me të cilin kanë nisur negociatat për ta afruar në këtë merkato verore. Besiktasi po përpiqet të gjejë zëvendësuesit e dy lojtarëve të tij Isimat Mirin dhe Roço.
Dermaku ka zhvilluar dy ndeshje me Shqipërinë, por me ardhjen e Edi Rejas në pankinën kuqezi, ai shpreson të ketë më tepër besim dhe përkrahje. Nëse ai do të transferohej te Besiktasi, ky do të ishte një hap i madh në karrierën e tij.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.