Ish-kapiteni i suksesshëm i Kukësit dhe ish-zv/trajneri i verilindorëve Rrahman Hallaci reagoi për herë të parë pas shkarkimit shokues nga posti i ndihmësit të Ernest Gjokës. Në një postim në rrjetin e tij social. 35-vjeçari falenderoi presidentin Gjici dhe kontribuesit e tjerë në ngjitjen drejt suksesit të verilindorëve në 7 vite. Ai premtoi se askush nuk mund ta largojë atë nga skuadra e zemrës.
“Përshëndetje miq! 8 vite së bashku përjetuam emocione të jashtëzakonshme, fituam trofe, kaluam shumë raunde në Europë, e ngritëm emrin e Kukësit shumë lart dhe për këtë jam shumë krenar si kuksian i vërtetë dhe shumë i fortë. Gjej rastin të falënderoj iniciatorin e planit të ngritjes së Kukësit në futboll Z.HASAN HALILAJ, FAMILJEN KASTRATI, Z.FLAMUR HOXHA, Z.BASHKIM GJOKA, Z.RAMË GECI, PRESIDENTIN SAFET GJICI PËR INVESTIMIN KOLOSAL QË KA BËRË NE KUKËS, si dhe shumë njerëz të tjerë të nderuar që kanë kontribuar për Kukësin, me shumë respekt për të gjithë.
Unë personalisht nuk doja kurrë të ikja nga Kukësi im, por vetëm kaq, nuk dua të flas më shumë për arsyet e largimit dhe as nuk mundet njeri të më largojë nga Kukësi përfundimisht ndonjëherë, por mënyrën si më larguan nuk e meritoja. Falënderoj të gjithë dashamirësit e mi e të gjithë tifozët e mrekullueshëm kuksianë që më kanë mbështetur në çdo hap. Për mua ata janë special. E vështirë ndarja me Kukësin por nuk ishte zgjedhja ime kjo. Suksese të mëtejshme FK KUKESIT”, përfundon shkrimin e tij Hallaçi.
Kukësi e akuzoi Hallaçin se nuk pranoi të drejtonte ekipin e dytë, por shkoi te Internacional U19.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.