E ardhmja e anësorit kuqezi Eros Grezda te Glasgow Rangers sa vjen dhe po errësohet më shumë. Futbollisti i kombëtares sonë nuk bindi as në takimin miqësor që 23-vjeçarët e Rangers zhvilluan ndaj bashkëmoshatarëve të Liverpoolit, e cila nga 4-0 për anglezët u mbyll në rezultatin e pabesueshëm 4-4. 24-vjeçari nuk bëri përshtypje me paraqitjen e tij sot.
Pas takimit, trajneri i Rangers, Steven Gerrard theksoi se futbollisti shqiptat duhet të ndërgjegjësohet për të fituar fanellën te ekipi i parë skocez.
“Përshtypja për ndeshjen: Ndeshje të tilla të bëjnë të kuptosh shumë gjëra për lojtarët, për mirë dhe për keq
Grezda: Këtu është futboll i fortë dhe nuk të jepet mundësia nëse sjellja jote nuk është e duhura dhe nuk je i fortë mendërisht. Duhet të luftosh dhe të tregosh veten. Nuk dua të flas për futbollistë të caktuar, por fakti që nuk ka luajtur shumë si titullar tregon gjithçka”, përfundon legjenda e Liverpoolit.
Shqiptari nuk është grumbulluar fare as në dy takimet e fundit në kampionatin skocez dhe pavarësisht se në fillim të aventurës në Skoci u pëlqye nga tifozët, tashmë periudha e tij e qëndrimit në “Ibrox” mund të përfundojë shpejt.
Transferimi i tij te Glasgow u konsiderua njëri prej kalimeve më të bujshme të futbollistëve shqiptarë në një klub të huaj, por ish-lojtari i Osijekut nuk i plotësoi kurrë pritshmëritë e të gjithëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.