Skuadra e Mërgim Mavraj Ingolstadt zyrtarisht bie në kategorinë e tretë të futbollit gjerman. Ingolstadti bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij në takimin e dytë të “play-out” ndaj Wehenit duke u mposhtur me rezultatin 2-3. Mbrojtësi kuqezi arriti të asistonte golin e dytë në minutën e 68-ë kur rezultati i ndeshjes ishte 1-3 për miqtë.
Edhe pse vinin me avantazhin 1-2 të takimit të parë, Ingolstadti nuk rezistoi dot duke rënë në në nivelin e tretë të futbollit gjerman.
Duke parë këtë situatë, kapiteni kuqezi mund të mendojë një tjetër largim nëse nuk do të pranojë të luajë në ligë inferiore.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.