Federata Botërore e Atletikës (IAAF) ka pezulluar sërish Rusinë nga aktivitetet ndërkombëtare për shkak të dopingut. Vendimi i pezullimit të atletëve rusë mbetet në fuqi deri në 2019 kur të nxirren rezultatet finale nga të dhënat dhe testet e kryera nga Agjencia Botërore e Anti-Dopingut (WADA).
Rusisë i është hedhur poshtë për herë të nëntë apelimi për t’u kthyer në aktivitetet kompetitive të atletikës.
Qindra atletë rusë rezultuan në vitin 2015 pozitivë në testet anti-doping dhe që nga ajo kohë, Federata Ruse e Atletikës dhe sportistët e saj kanë humbur shansin të konkurojnë.