Napoli po përgatitet të largojë nga skuadra e tij mbrojtësin e djathtë Elseid Hysaj. Pas eliminimit nga Europa League me Arsenalin, “të kaltërit” po mendojnë për ekipin e ri që do të formatiohet për sezonin pasardhës.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit kanë piketuar si zëvendësuesin e futbollistit të Kombëtares anësorin e djathtë të Tottenhamit Kieran Trippier. Por dhe nëse ky plan dështon, Napoli ka ruajtur një tjetër alternativë: Stefan Lainerin e Salzburgut.
Hysaj u la në stol për ndeshjen e kthimit me Arsenalin dje për çerekfinalen e Europa League.
Nëse muaj më parë klubi e mbante “peng” duke i premtuar rinovimin e kontratës, tashmë pas zhgënjimit në këtë sezon në kampionat dhe Europë, drejtuesit po mendojnë ta heqin qafe Hysajn.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.