Albert Bunjaki ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes kundër Kroacisë. Trajneri i përfaqësueses së Kosovës ka deklaruar:
“Problemi i Kroacisë mund të jetë kualiteti shumë i madh në skuadër, pasi e ka shumë të vështirë që të përzgjedh. Nëse largoni një lojtar të Real Madridit, aktivizoni një tjetër të Barcelonës ose Juventusit, është shumë e vështirë.
Mund të jetë se lojtarët janë të lodhur për shkak se luajnë shumë minuta, pasi ka mesfushën më të mirë në botë, jo një nga më të mirat”, është shprehur ai.
Kujtojmë që ndeshja mes Kroacisë dhe Kosovës zhvillohet nesër në datë 2 shtator, ora 20:45.