Ekipi i Kukësit është në Turqi, ku po zhvillon fazën përgatitore për pjesën e mbetur të kampionatit, pjesë e ekipit në Turqi është dhe mesfushori shkodran i Kukësit, Edon Hasani.
Ai ka gjetur pak kohë të lirë për të shkrepur një foto nga stërvitja e zhvilluar dirën e sotme në Antalia. Në foton e postuar në “Instagram”, Hasani shkruan: “Puno fort, puno i gëzuar”.
Nga ky mbishkrim, 25-vjeçari tregon se gjerat po shkojnë mirë te verilindorët dhe se për të ruajtur kreun e tabelës duhet një punë e madhe, për të cilën ai po bën më të mirën. Si duket Hasani ka gjetur çelesin e suksesit për të ruajtur kreun e tabelës.