Pas largimit nga Peskara, për sulmuesin kuqezi nuk kanë munguar ofertat nga disa prej klubeve italiane, por jo vetëm. Së fundmi ai është thirrur nga dy shqiptarët e Pizës, ku luajnë sulmuesi Edgar Çani dhe portieri Saimir Ujkani.
Sipas mediave italiane dy shqiptarët kanë nisur bisedimet me 19-vjeçarin kuqezi, për ta bindur që t’i bashkohet ekipit toskan. Bisedimet mes palëve mësohet se kanë avancuar ndjeshëm dhe pritet vetëm përgjigjja përfundimtare e sulmuesit, kartonin e të cilit e zotëron Interi.
Vetë sulmuesi ka dëshirë të qëndrojë në Itali pasi është përshtatur me lojën që zhvillohet dhe oferta e fundit nga Çani dhe Ujkani do të ishte një zgjedhje e mirë për të ardhmen e lojtarit shqiptar.