Duket se e ardhmja e Kristiano Ronaldos nuk do të jetë sërish në “Santiago Bernabeu”. Ylli portugez është akuzuar nga drejtësia spanjolle për evazion fiskal, ndërkohë që prej ditësh ka zëra për një largim të mundshëm të tij.
Gazetari i njohur, Graham Hunter ka zbuluar fjalët e portugezit që ka thënë shokëve të tij. Hunter ka deklaruar: ” Gjëja e parë që mund të thuhet është se shumë kohë para akuzës së drejtësisë spanjolle, Ronaldo i ka thënë shokëve të skuadrës së Junajtid se ekipi anglez nuk mund të krahasohet me Real Madrid. Sjella e drejtuesve të Junajtid është krejt ndryshe nga ata spanjoll, të cilët i mbështesin lojtarët e tyre për çdo nevojë që kanë”, ka deklaruar Graham Hunter.