Flamurtari ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e radhës në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Por skuadra e drejtuar nga Gugash Magani është befasuar teksa është mundur nga ekipi i Lushnjës. Takimi është zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu” dhe është mbyllur me rezultatin 1-0 në favor të vendësve. Një rezultat zhgënjyes ky për ekipin e drejtuar nga Gugash Magani, teksa nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga starti i kampionatit. Kujtojmë që Flamurtari hyri fuqishëm në këtë merkato verore, duke afruar disa lojtarë cilësorë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.