Cristiano Ronaldo tashmë është një lojtar i Juventusit, pasi është transferuar nga Real Madrid në verën që shkoi. Portugezi me “Los Blancos” arriti të fitojë gjithçka të mundshme, si me skuadrën, por ashtu edhe në aspektin personal.
Megjithatë, sikurse e thotë vetë CR7 në një prononcim për mediat, për të, viti 2018-të ishte më i miri në karrierën e tij, kurse e sheh ende shumë gjatë vetën në futboll, pasi nuk e di se kur mund të mbyll karrierën. E sigurt është që për shumë vite do e kemi të pranishëm në fushën e lojës.
“Unë nuk e di se kur mund ta mbyll karrierën, por unë jam shumë mirë dhe dua të vazhdoj kështu edhe për shumë vite”, ka thënë ndër të tjera 34 vjeçari.