Bayern Munich po përgatitet për të zëvendësuar Hansi Flick. Trajneri aktual I bavarezëve ka vendosur të largohet në fundin e sezonit, me Julian Nagelsman që është projektuar në vendin e tij. Tekniku i RB Leipzig po shkëlqen këtë sezon me të tijtë, duke qenë në vendin e dytë në Bundesligë.
Interesant është fakti se për të parën herë në histori Bayern po blen një trajner. 25 milion euro pritet të jetë shuma e dakordësuar, me Nagelsamn që do përfitojë menjëherë 15 milion euro dhe 10 milion të tjera në formë bonusi. Në Gjermani bëjnë me dije se gjithçka është arritur, teksa Bayern Munich ka zyrtarizuar edhe Upamecano nga Leipzig.