Baynern Munchen nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin gjerman pasi ndodhen në vendin e 3-të 9 pikë më pak se Dormundi kryesues. Një ecuri negative nuk ndodhte prej kohësh të skuadra bavareze, që po mendon të bëj disa afrime cilësore në merkaton e janarit. Gjermanët kanë venë në shënjestër sulmuesin e Romës Cengiz Under.
21-vjeçari është në radarin e shumë klubeve angleze si Tottenham , Arsenal, Manchester United dhe Manchester City, por Bayenr Munchen është në ”pole position”. Bavarezët janë të gatshëm që të kënaqin kërkesat e skuadrës italiane duke ofruar një shumë prej 60 milionë euro për të pasur turkun në skuadër.