Bayern Munchen zhvilloi sot një ndeshje miqësore kundër Interit të cilën e humbi me rezultatin 0-2.
Por, më shumë se kjo humbje, skuadrën gjermane e shqetëson Franck Ribery.
Franck Ribery ka lënë fushën i dëmtuar gjatë miqësores kundër Interit. Francezi i Bayern Munchen mori një goditje në këmbën e djathtë nga mbrojtësi i skuadrës italiane, Skriniar.
Një goditje që detyroi Ribery të largohej nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor. Në pamje të parë duket një dëmtim serioz, pasi 34-vjeçari nuk mund të vendoste dot këmbën e djathtë në tokë.
Tashmë do të priten analizat e specializuar për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të mesfushorit francez.