Bayern Munchen hedh sytë nga mesfushori i Lyon, Corentin Tolisso për ta afruar në skuadër gjatë merkatos së verës.
“France Football” raporton se kampionët e Gjermanisë kanë kërkuar informacion mbi mesfushorin 22-vjeçar, mbi vlerën e kartonit të tij.
Toliso ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse në këtë sezon me Lyon, ndërsa është grumbulluar së fundmi edhe në Kombëtaren e Francës.
Për Tolison interesohet edhe Juventus, por kampionët e Serisë A, primar kanë Marco Verrattin e PSG.