Jeremy Toljan është kthyer në një objektiv të Bayern Munchen dhe të Real Madrid gjatë kësaj merkaoje vere.
‘Sport Bild’ raporton se 22-vjeçari, i cili u shpall kampion Europe me Shpresat e Gjermanisë është në vëzhgim nga dy klubet gjigante.
Mbrojtësi i krahut të djahtë ka kontratë deri në 2018-ën me Hoffenheim, ndërsa vlera e kartonit të tij në tregun e transferimeve arrin në 3.5 milion euro.
Një shifër kjo që nuk përbën problem as për Bayern Munchen e as për Real Madrid, por mbetet për t’u mësuar dëshira e futbollistit se cilin prej këtyre klubeve do të zgjedhë nëse vjen oferta zyrtare në zyrat e klubit të Hoffenheim./ NEWSPORT.AL
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.