Vllaznia dhe Partizani shihen si skuadra favorite në ndeshjet e sotme të vlefshme për Conference League. Shkodranët do të përballen me Shiroki Brijeg, ekip që në takimin e parë i mposhti ata me rezultatin 3-1. Megjithatë para publikut të tyre kuqeblutë priten të shpërthejnë për të përmbysur gjithçka në favor të tyre.
Kësisoj kompanitë e basteve një fitore të mundshme të Vllaznisë e kanë kuotuar me koeficient 2.3 ndërsa barazimi vlerësohet me koeficient 3. Një triumf i mundshëm i miqve është kuotuar me koeficient 3. Kjo sfidë do të startojë në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Nga ana tjetër për Partizanin e Dajës gjithçka duket më e thjeshtë pas fitores 5-2 të arritur në sfidën e parë. Sipas basteve, fitorja e “demave” kuotohet 2.25, ndërsa e vendasve 2.75. Barazimi vlerësohet me koeficient 5.6. Kujtojmë që ky takim do startojë prej orës 19:00 dhe do të transmetohet drejtëpërdrejtë në kanalin zyrtar të klubit moldav.