Këtë të shtunë, në “Stade de France” do të luhet takimi i javës së pestë të raundit kualifikues i Euro 2020, aty ku Shqipëria do të sfidojë kampionët në fuqi të Botës, Francën.
Një kundërshtarë aspak i lehtë ky për kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku, Edi Reja, i cili synon të bëj më t ëmirën në stolin e kombëtares sonë. Megjithatë, një gjë të tillë nuk ia lejojnë ta besojë as kompanitë e basteve, që favorizojnë ndjeshëm “Gjelat”.
Edhe pse lojërat e fatit janë mbyllur në Shqipëri, kompanitë e huaja të basteve e kanë kuotuar këtë 90 minutësh. Franca niset më e avantazhuar, teksa një fitore e tyre vlerësohet me koeficentin 1.1.
Barazimi është thuajse një mision i pamundur në këtë duel. Nëntë fishi i parave të luajtura jepet për “X-in”, ndërkohë që një fitore e mundshme e Shqipërisë të shpërblen me 21 fishin e parave.
Takimi mes Francës dhe Shqipërisë është programuar për tu luajtur mbrëmjen e 7 shtatorit në orën 20:45. Aktualisht, kombëtarja shqiptare mban vendin e katërt me 6 pikë, tre më pak se Franca kryesuese.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.