Kombëtarja U-16 për djem e ka mbyllur me fitore kampionatin europian në Divizionin C. Në 6 ndeshje të luajtura, djemtë kanë arritur të renditen në vendin e 5-të, duke marrë 4 fitore dhe vetëm 2 humbje, raportohet në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Basketbollit në rrjetin social Facebook.
Duhet theksuar se ky kompeticion zhvillohet për të parën herë në Shqipëri dhe Kombëtarja, e drejtuar nga trajneri Aleksandër Çurovixx ka marrë rezultate pozivite.
Njoftimi i Federatës Shqiptare të Basketbollit:
Kombetarja U-16 Djem e perfundon me fitore kampionatin Europian U16 Div.C, organizuar per her te pare ne Shqiperi.
Pas 6 ndeshjeve te luajtura, ekipi i drejtuar nga Z.Aleksander Curovic, ka arritur te pozicionohet ne vendin e 5-te (4 fitore/ 2 humbje).
Tashme pregatitemi per ndeshjen per vendin 3-4 ne oren 16:30 Uells – Skoci dhe finalen ne oren 18:45 Luksemburg – Andorra.