Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur fitoren e parë në “Balkan League”, ndaj kundërshtarëve të Rahovecit me rezultatin 73-68.
Sfida startoi në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, në orën 19:00, e cila u ndoq nga një numër i lartë tifozësh.
Ekipi shkodran bëri një lojë të pëlqyeshme, duke kontrolluar kështu sfidën gjatë gjithë kohës. Pjesa e parë u mbyll me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 39-29, ndërkohë në avantazh mbyllën dhe periodën e tretë 61-53. Të bindur për fitoren fal dhe mbështetjes së tifozëve, ekipi I Vllaznisë arriti ta mbyllte me fitoren 73-68.