Kampionati Kombëtar i U16 në Basketboll për djem ka hyrë në një fazë të rëndësishme. Nesër janë në program gjysmëfinalet, të cilat do luhen në Asllan Rusi.
Teuta mat forcat me Marsi Basket, në orën 10.00. Në krahun tjetër, Partizani nuk do e ketë të lehtë ndaj Superior Basket, Kjo “betejë” do luhet në orën 12.00. Të katërta skuadrat kanë bërë një edicion të shkëlqyer dhe do kërkojnë që ta finalizojnë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ia dalë t’i shkojnë deri në fund rrugëtimit.
Finalja e madhe është planifikuar të luhet me datën 3 korrik, me fillim nga ora 11.00.