Ekipi i Vllaznisë në Basketboll është bërë me president të ri. Në këtë mënyrë kanë filluar edhe lëvizjet te shkodranët për të afruar lojtarë cilësor në skuadër. Vllaznia nuk ndodhet në pozita të mira në klasifikim pasi rrezikon rënien nga Kategoria.
Drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë nga puna dhe kanë afruar në ekip 5 lojtarë. Bëhet fjalë për katër lojtarë amerikan dhe një serb që janë bashkuar me Vllazninë dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjet e radhës.
Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook skuadra shkodrane njofton arritjen e marrëveshjes me 5 lojtarë për të siguruar si fillim mbijetës dhe më pas për të pretenduar edhe më shumë.