Të dielën më datë 23 prill në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të luhet finalja e parë e ndeshjes finale e kampionatit të basketbollit për femra mes Tiranës dhe Flamurtarit.
Tirana ka qenë skuadra kryesuese e kampionatit nga fillimi i sezonit, ku në 18 ndeshje ka regjistruar 17 fitore dhe vetëm një humbje.
Sfida Tirana-Flamurtari pritet të mbledhë një numër të konsiderueshëm tifozësh.