Tirana në basketboll për Meshkuj do të vijojë nesër me misionin për të fituar Ballkan Ligë, ndërsa nesër në orën 19:00 do të luajë ndeshjen e dytë të këtij kompeticioni në transfertë.
Kundërshtari i radhës i bardhebluve do të jetë ekipi maqedonas MKK Feni Industriers. Takimi do të luhet në Maqedoni, ndërsa Tirana do të kërkojë fitoren e dytë në Ballkan Ligë, pas asaj të arritur në kryeqytet kundër Trepçes.