Italia është vendi më i prekur nga Coronavirus, ndërsa numri i të infektuarve vjen duke u rritur në më shumë se 130 persona. Një pjesë e vendit fqinj ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe pasojat janë ndjerë edhe tek futbolli, ku disa ndeshje të Seria A në zonën e Lombardisë dhe Venetos janë anuluar. Gjendje mbetet kritike ndërsa, tashmë kanë filluar dyshimet për zhvillimin e Champions League.
Napoli-Barcelona është sfida e programuar ditën e martë në orën 21:00, e cila me zhvillimet e fundit janë hedhur disa pikëpyetje për tu shtyrë. Mediat italiane së fundmi kanë raportuar se klubi spanjoll i Barcelonës do të udhëtoj për në Itali ku do të kryejë dhe një kontroll parandalues ndaj virusit. Deri tani ndeshja mes spanjollëve dhe të besuarve të Gattusos në Champions League mbetet jashtë rrezikut të anulimit.