Barcelona ka prekur fundin. Skuadra katalanase nuk po kalon aspak një momentë të mirë dhe kjo u pa qartë edhe gjatë merkatos së verës kur Leo Messi kërkoi largimin dhe akuzoi presidentin Josep Maria Bartomeu si personin që ka shkatërruar klubin duke mos mbajtur premtimet e tij.
Mediat spanjollje bëjnë me dije se presidenti i Barcelonës pas 7 vitesh do të shkarkohet dhe me shumë mundësi ky vendim pritet të bëhet ditën e nesërme. Kriza ekonomike, por edhe ajo e rezultateve kanë bërë që shoqëria aksionere e Barçës të kërkojë largimin e presidentit pasi janë mbledhur edhe firmat e nevojshme për largimin e tij.
Josep Maria Bartomeu I ka dërguar një letër përmes klubit rajonit të Katalonjës ku kërkonte shtyrjen e votimeve, por një gjë e tillë është refuzuar nga drejtuesit e rajonit me argumentin se nuk kanë të drejtë për të bërë një gjë të tillë dhe me shumë mundësi presidenti do të do të jap dorëheqjen.