Yerry Mina ishte futbollisti më i ri që u prezantua sot në skuadrën e Barcelonës. Lojtari kolumbian bëri një veprim të çuditshëm, teksa hoqi këpucët përballë tifozëve katalanas.
Ky gjest nuk ka kaluar pa u vënë re, madje ka bërë xhiron e rrjetit. Në fund ai nisi të kërcente para publikut spanjoll. Kujtojmë që lojtari kolumbian luan në mbrojtje dhe është vetëm 23-vjeç.