Barcelona do të luaj në transfertë me Celta Vigo. Teksa trajneri Renald Koeman është në përgatitje të sfidës, mediet bëjnë me dije se në klub ka tensione të larta, kjo si shkak I pagave. Prej pandemisë së Covid-19, presidenti Bartomeu ka kërkuar ulje të pagave, gjë që ka rënë ndesh me dëshirën e futbollistëve.
Rac1 bën me dije se klubi katalanas ka kërkuar që lojtarët e mirëpaguar të ulin me 30 përqind rrogat, duke I ardhur në ndihmë financave të klubit. Të gjithë lojtarët kanë dalë kundër kërkesës, duke rikthyer edhe njëherë tensionet te Barca.