Deklarata e Jasper Cillessen se do të largohet në fund të sezonit ka vënë në lëvizje drejtuesit e Barcelonës.
Katalanasit kanë nisur nga puna për të gjetur pasuesin e holandezit, i cili pak ditë më parë deklaroi se do të largohet pasi nuk po merr minutat e nevojshme në “Camp Nou”.
Siç shkruan “Marca”, në fletoren e dëshirave të Ernesto Valverde janë tre emra: Onana i Ajax, Sommer nga Borussia Monchengladbach dhe Pau Lopez nga Real Betis.
Njëri nga emrat e lartpërmendur pritet të bashkohet me skuadrën e La Liga që në këtë merkato vere. Ata do të luftojnë me Marc Ter Stegen për të qënë titullar në formacionin e Barcelonës, me gjermanin që është kthyer në një bumerang në portën e katalanasve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.