“Barcellona është një klub i madh, por për momentin jam i lumtur te Milani”. Këto janë fjalët e Gerard Deulofeu, për të cilin katalanasit kanë shprehur intres për ta afruar në merkaton e verës.
“Jam i lumtur në Itali falë mbështetjes që më kanë dhënë drejtuesit e Milanit, trajneri dhe shokët e skuadrës. Shpresoj të vazhdoj dhe të ndihmoj ekipin në sfidat e tjera.
Jam më i pjekur dhe punoj me më shumë dëshirë për të arritur nivele të larta. në futboll ka rëndësi të jetosh të tashmen. Jam i lumtur te Milani. Shpresoj të përfundoj me sukses këtë sezon, më pas të shohim çdo të ndodhë.
Kur Milani shprehu interes për mua, nuk hezitova dhe pranova ofertë.
Nëse nuk do vija këtu, s’do të isha as në Kombëtare”, tha mesfushori spanjoll.