Barcelona barazon në sfidën e kthimit kundër Atletiko Madrid me rezultatin 1-1 dhe fiton të drejtën të luajë në finalen e Kupës së Mbretit pasi kishte fituar 2-1 në sfidën e parë.
Suarez shënoi për katalanasit në minutën e 43-të, ndërsa Gamiero barazoi për Atletikon në minutën e 83-të duke lënë në ankth vendasit deri në sekondën e fundit.
Për t’u veçuar janë edhe tre kartonët e kuq të akorduar nga gjyqtari kryesor, dy për Barçën dhe një për Atletikon. Serxhi Roberot dhe Suarez u ndëshkuan për katalanasit dhe Karasko për madrilienët.