Stefan de Vrij ka vendosur të largohet nga Lazio, pas përfundimit të këtij sezoni.
Mbrojtësi holandez raportohet se është pranë transferimit të rivali nga Serie A, Inter. Mirëpo, e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” shkruan se De Vrij ka bllokuar bisedimet me Interin pasi ka marrë lajmin se ka zgjuar interesim nga Barcelona.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, preferon kalimin e De Vrij te Barcelona duke mos e përforcuar një rival direkt nga Serie A. Kujtojmë që De Vrij është një mundësi e mirë në treg sepse do të largohet nga Lazio si futbollist i lirë.