Barcelona është kthyer në një “mace të zezë” për Realin e Madridit. Pasi i eliminoi nga Kupa e Mbretit, katalanasit kanë triumfuar sërish kundër Mbretërorëve, duke marrë 3 pikëshin e radhës në takimin e vlefshëm për raundin e 26-të të La Liga.
Goli i Ivan Rakitic në minutën e 26-të të takimit vulosi rezultatin e takimit, me Barcelonën që vendos edhe një dorë te titulli kampion. Një fitore që e ngjit në kuotën e 60 pikëve klubin katalanas që regjistron edhe fitoren e 96 në histori kundër rivalit tashmë të përjetshëm.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona numëron 10 pikë nga ndjekësi më i afërt, Atletico Madrid që ka edhe një takim për të zhvilluar, ndërkohë që Reali i Madridit numëron 2 pikë më pak se rivalët e qytetit në vendin e tretë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.