Klubi i Barcelonës është duke menduar për sulmuesin e ardhshëm në skuadrën e tyre, teksa Suarez vuan dëmtimet dhe mosha nuk i premton më. Katalanasit prej kohësh janë të interesuar për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez i cili ka shpërthyer këtë sezon me zikaltërit. Sulmuesi argjentinas është objektivi kryesor për Barcelonën, por katalanasit kanë gati alternativën tjetër nëse Lautaro Martinez dështon të shkojë në Barcelonë.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona është duke menduar për një transferim të Mauro Icardit dhe ky në pronësi të klubit të Interit, por momentalisht i huazuar tek PSG. Icardi ka rigjetur veten me klubin francez dhe në rast se PSG nuk e blen kartonin e sulmuesit atëherë Barcelona do të ishte një destinacion i mundshëm për argjentinasin.