E ardhmja e Philippe Coutinho është kthyer
në një çështje te Barcelona.
Transferimi i Antoine Griezmann nga Atletico e Madridit duket se ka minimizuar
mundësitë e brazilianit për të pasur minuta në këmbë. Për këtë, klubi Blaugrana
ka nisur punën për gjetjen e një ekipi të ri për të. Tottenham Hotspur është
ekipi më i interesuar, teksa Arsenal e Manchester United ndjekin me interes se
si do të vijojnë negociatat.
Spanjollët kërkojnë 120 milionë euro për kartonin e ish-yllit të Liverpool, që
mbrëmjen e djeshme u tha se arriti marrëveshjen me Arsenalin në formulën e
huazimit. Por, deri kur “topçinjtë” ta zyrtarizojnë, Coutinho do të
lakohet në pothuajse gjysmën e ekipeve të Europës. Coutinho aktualisht është me
skuadrën e Barcelonës në Miami.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.