Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez u përgjigj nëse do të pranonte ofertën e Barcelonës për t’u bërë trajneri i katalanasve.
Tekniku i “Djajve të Kuq” theksoi se nuk mund të japë përgjigje përfundimtare pozitive nëse nuk merr miratim nga Federata Belge e Futbollit.
“Nuk mund t’i them ‘po’ Barcelonës pa folur më parë me Bart Verhaeghen dhe Mehdi Bayat, drejtuesit e Federatës Mbretërore të Futbollit Belg”, u përgjij për median belge “Het Laatste Nieuws” spanjolli 45-vjeçar.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.