Braziliani i Barcelonës Malcom nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin spanjoll dhe mund të largohet nga skuadra që në merkaton e janarit. Siç raporton “Mundo Deportivo”gjithashtu dhe klubi katalanas është i gatshëm të shesë lojtarin në rastë të një oferte të duhur.
Barcelona e bleu brazilianin gjatë merkatos së verës duke ia rrëmbyer Romës në minutat e fundit duke shpenzuar 41 milionë euro. Malcom nuk ka arritur të përshtatet siç duhet në kampionatin spanjoll dhe në këtë mënyrë klubi po mendon largimin e tij. Lazio ka shfaqur interesë për lojtarin, mirpo flitet edhe për një ofertë nga Kina që mund të bind Barcelonën.