Barcelona është “fiksuar” me disa lojtarë nga kampionati italian dhe kërkon me ngulm Lautaro Martinez nga Interi dhe Pjanic nga Juventusit. Kampionët e Spanjës kanë nisur negociatat me të dyja klubet, por zikaltërit kanë qenë të prerë duke kërkuar 111 milionë euro për sulmuesin aq sa është klauzola e tij.
Ndryshe është situata me mesfushorin Pjanic dhe Juventusin që ka pranuar largimin, por problem mbetet Arthur që nuk dëshiron të përfshihet në transferim duke kërkuar qendrimin në Barcelonë.
Duke parë interesimin e fortë të Barcas për Luataro Martinez, Interi ka nisur “hakmarrjen”, pasi dëshiron të firmosi me talentin Ansu Fati. Spanjollët kanë refuzuar kategorikisht një largim të tillë qoftë edhe huazim, por në merkato gjithçka mund të ndodhë.