Barcelona kërkon të marrë në ekip, Antoine Griezmanin. Sipas mediave spanjolle, qëllimi kryesor i klubit në merkaton e janarit, është nënshkrimi me sulmuesin francez të Atletiko Madridit.
Te katalanasit e kanë të qartë, se për të konkuruar për të gjithë trofetë, duhet të ketë blerje të mëdha. Trajneri Valverde është i bindur se sulmuesi mund të përshtatet shumë shpejt me lojën e Barces dhe i ka kërkuar klubit që t’a ketë nën urdhërat e tij.
Manchester United është një tjetër rival i bleugranëve, që kërkon nënshkrimin me Greizman, por Katalanasit janë më të favorizuar pasi kanë marrdhënie të mira me klubin e Atletikos.
Gjithashtu 26 vjeçari ndjehet mirë në Spanjë dhe kjo mund të ndikojë për të ardhmen e tij.
Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Barcelona do të bëjë një ofertë prej 90 milionë eurosh, por nuk dihet cila do të jetë përgjigja e klubit madrilen.