Është mbyllur Laçi 0-0 Skënderbeu. Sfida e zhvilluar në Laç vlente për javën e 33 të Superligës, me vendasit që janë ndalur nga portieri Rexhepi, që padyshim ka qenë heroi I miqve. Skuadra e Duros nuk e ka çarë dot mbrojtjen mike, që ka ndalur disa herë sulmet e Lushkjas, Mazrekaj apo edhe Xhixhës. Me këtë pikë Laçi shkon në kuotën e 57 pikëve në vendin e tretë, teksa Skënderbeu ka barazuar Kastriotin në vendin e 7 me 31 pikë. Humbaj e Bylis dhe pika e korçarëve ka bërë që Skënderbeu të shpresojë për mbijetesën këtë edicion.
Për Gol pas Goli, foli trajneri I Skënderbeut, Migen Memelli:
“Dua të komplimetoj të dyja skuadrat për pjesën “fair”, kam qenë këtu trajner për shtatë javë dhe respekti ekziston. Sot bëmë një ndeshje të jashtëzakonshme, kishim rastet tona por nuk I shfrytëzuam, edhe Laçi kishte mundësi. Barazimi ishte rezultati më I drejtë, sukses në vazhim edhe Laçit.
Portieri? Keni të drejtë, portierin Rexhepi e kemi të jashtëzakonshëm. Edhe Dajsinani është I mirë në portë por kemi zgjedhur Rexhepin këtë kohë. Them se duhet të kishim bërë mirë para porte. Dy gjëra ju thashë në dhomë, të jenë krenarë për veten. Kanë mbështetje nga kushdo, unë, qyteti dhe presidenti dhe e kemi shpërndarë mbështetjen. Deri sa të na mbajë matematika në Superligë, nuk them asnjë fjalë”, tha Memelli.