Me barazimin 1-1 të marrë sot në Kazakistan kundër Kairat Almaty, Skënderbeu ka shansin e artë për të kaluar për në turin e tretë eliminator të Europa League.
Korçarët u gjendën në disavantazh që në minutën e 9-të, por barazuan me Nimagën në minutën e 72-të.
Fakti që Skënderbeu ka shënuar në fushën kundërshtare, i lejon të besuarve të Dajës që të pretendojnë kalimin për të turin e tretë edhe me një barazim 0-0.
Gjithsesi, në sfidën e kthimit, Skënderbeu do të tentojë të shënojë gol i pari, për të mos ia lënë fatin e kualifikimit, fundit të ndeshjes dhe idesë për barazim 0-0.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.