Dy futbollistët e Kombëtares sonë Elseid Hysaj dhe Migjen Basha sapo dolën në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Jordaninë. Të dy futbollistët folën për sfidën e ardhshme me Izraelin. Basha, i cili është dhe zv/kapiteni i ekipit kombëtar deklaroi se kuqezinjtë duhet të jenë të përqëndruar për më tej,
“Sigurisht që po, me këtë skuadër mund të bëjmë ndeshje katastrofale, por edhe shumë të mira. Dje luajtëm me një sistem që disa herë e kemi përdorur e disa herë jo. Disa lojtarë kanë qenë të rinj. Ndoshta nuk ka qenë një ndeshje shumë e mirë, por ajo që na intereson është ndeshja e të dielës. Ndaj Izraelit duhet të japim maksimumin. Jordania kërkonte një barazim kundër nesh.Duhet të jemi të qetë dhe të përqëndruar. Hysaj dhe Mavraj kanë qenë në listë. E kanë përdorur shumë shiritin e kapitenit. Nuk e ngre moralin vetëm fitorja. Ne dolëm barazim, por vitin e fundit kemi humbur ndaj Luksemburgut, dhe më pas fituam në Izrael. Ka disa raste, kur fitorja shërben edhe për keq. Ne lojtarët, duhet të ngremë moralin. Duhet entuziazëm, dhe të luajmë si një finale, dhe kjo ndeshje vendos fatet tona. Nëse bëjmë një rezultat të mirë atje, kemi shumë shanse për në Europian. Është e vështirë të them diçka të tillë, në të kaluarën edhe ne të dy kemi bërë ndeshje të dobëta. Nëse do jemi në fushë të dielën, duhet të japim maksimumin, pasi tani jemi kapiten i dytë dhe i tretë. Kemi akoma më shumë përgjegjësi. Me këtë sistem e kam luajtur me Venturën në Torino. I di lëvizjet. Ajo që u pa në fushë, ishte pak konfuze, por edhe kundërshtari ishte i gjithë në mbrojtje. Patëm raste për të shënuar edhe dje. Besoj se po, pasi këtë e ka vendosur grupi. Votuam, dhe Mavraj mori më shumë vota. Më pas, Hysaj dhe unë. Në një anë është pozitive, por gjithsesi ke përgjegjësi kur ke shiritin. Të gjithë ata që janë në fushë duhet të japin maksimumin. Ne na duhet fitorja, pasi mund të na bllokojnë rrugën tonë për në Europian. Disa lojtarë që pushuan dje, do luajnë të dielën. Ata do të na sulmojnë, por duhet ta fillojmë sa më mirë ndeshjen.
Vota nuk tregohet, por Mavraj dhe Hysaj kanë qenë në listën time. Edhe në të kaluarën, edhe ata kanë qenë lider në fushë.”, deklaroi Basha.