Shqipëria nuk arriti të merrte një fitore përballë një skuadre modeste si Andorra. Kuqezinjtë edhe pse shënuan të parët pësuan dy gola dhe më pas Manaj barazoi ndeshjen. Shqipëria provoi deri në fund, por që Andorra arriti të mbrohej mirë mbrapa. Në fund të ndeshjes për “Supersport”, Ledjan Memushaj u shpreh:
“Nuk kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi pësuar dy gola që nuk duhet t’I pësonim. Kishin edhe pak edhe mungesë fati sot, por duhet të fitonim këtë ndeshje. Duhet të luanim më shpejt dhe të fitonim sfidën”.