E ardhmja e Mario Balotellit vazhdon të jetë ende e paqartë. Sulmuesi italian ka prishur të gjitha raportet me Nicën dhe është në kërkim të një skuadre të re. Sipas lajmeve të fundit Marsellia dëshiron të afrojë në skuadër lojtarin, por rroga që pretendon lojtari ëshë e lartë për klubin francezë.
Në këtë mënyrë Balotelli nuk ka firmosur me Marsellin. Një tjetër pistë ngelet kampionati italian. Sasusolo pas shitjes së Boateng te Barcelona ka hedhur sytë nga sulmuesi italian. Sipas asaj që raporton eksperti i merkatos në Itali “Gianluca Di Marzio” Balotelli është vënë në krye të listës së dëshirave të Sasuolos.