Sapo kanë përfunduar ndeshjet e vlefshme për Superligën e Kosovës. Drenica mori një fitore të pastër 3-0 ndaj Ferizajit. Triumf me goleadë eëdhe për Ballkanin, me këta të fundit që nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren. Skuadra e Munishit bëri një ndeshje pothuajse perfekte në të gjitha aspektet. Supersfida mes Gjilanit dhe Prishtinës përfundoi 2-1, me Prognin që shënoi golin e dytë për vendasit.
Ishte pikërisht një ndërhyrje e Bekaj ndaj ish futbollistit të Partizanit, që bëri që kryqytetasit të luanin me një lojtar më pak për 40 minuta. Kështu, lufta për tiullin sa vjen e bëhet më e ashpër.