Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid. Të gjitha mediat në Spanjë konfirmojnë lajmin se Bale nuk është në planet e Zidan për sezonin e ri. Paraqitjet e uellsianit këtë sezon kanë qenë zhgënjyes dhe në Madrid janë bindur për të lënë të lirë lojtarin.
Sipas asaj që raporton “Sport”, Real Madrid ka caktuar dhe çmimin e tij që është rreth 70 milionë euro. Bale u ble nga Tottenham për një shifër rekord prej 100 milionë euro, ndërsa tani madrilenët kërkojnë të përfitojnë rreth 70 milionë nga shitja e tij. Oferta për lotjarin nuk mungojnë si në Angli, por edhe në Francë e Gjermani.